Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Drejtori i ri i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s pranon detyrën nga Ministria e Mbrojtjes

    28/03/2023 18:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Mbrojtjes ka mbajtur ceremoninë e pranim-dorëzimi të detyrës së drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

    Me këtë rast gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein ka marrë detyrën e drejtorit të NALT nga gjeneral brigade Joachim Hoppe, i cili e ka drejtuar NALT që nga prilli i vitit 2022. E pranishme në këtë ceremoni ishte Shefja e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, theksoi se Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, na mundëson të ruajmë sigurinë tonë aktuale dhe të sigurojmë një të ardhme drejt Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit në NATO.

    “Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimin të detyrës së drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT). Me këtë rast gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein ka marrë detyrën e drejtorit të NALT nga gjeneral brigade Joachim Hoppe, i cili e ka drejtuar NALT që nga prilli i vitit 2022. Në këtë ceremoni ishin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv.ministri Shemsi Syla, zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, oficerë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe NALT, si dhe të ftuar të tjerë. E pranishme në këtë ceremoni ishte Shefja e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe. Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti në mes tjerash, theksoi se Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, na mundëson të ruajmë sigurinë tonë aktuale dhe të sigurojmë një të ardhme drejt Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit në NATO. Kryeministri Kurti shtoi se mbështetja nga NALT dhe në veçanti nga Gjenerali Hoppe, në hartimin e tre ligjeve bazë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, themelimin e komisionarit parlamentar për FSK-në dhe bashkëpunimin e ngushtë në përmirësimin e procesit të rekrutimit ishte vendimtare për përmirësimin efektiv të mbikëqyrjes demokratike civile të Forcës”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

    Tutje në njoftim thuhet se Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në fjalën e tij tha se kontributi i Gjeneralit Hoppe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK është një dëshmi e lidershipit, ekspertizës dhe përkushtimit të tij ndaj vlerave dhe parimeve të NATO-s. Ministri Mehaj shtoi se përpjekjet e tij kanë ndihmuar në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës, duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme të rajonit dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar.

    Ndërsa drejtori në largim i NALT, gjeneral brigade Joachim Hoppe tha se ka qenë një nder i madh të përfaqësojë NATO-n këtu në Kosovë dhe se ndjehet krenar për punën që ka bërë NATO-ja dhe ekipi i tij në këshillimin e organizatave të sigurisë në Kosovë.

    Nga ana e tij, drejtori i ri i NALT, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein u shpreh falënderues për mirëseardhjen e ngrohtë në Kosovë dhe theksoi se do të ruajë mbështetjen e NALT-it për organizatat e sigurisë në Kosovë duke vazhduar të ndërtojë më tej mbi përpjekjet e pararendësit të tij.

    Në këtë ceremoni Shefja e Operacioneve Aktuale, Divizionit të Operacioneve të SHP të NATO-s, Ariella Viehe e dekoroi Gjeneralin Hoppe me medalje të NATO-s.

    Gjithashtu, Gjenerali Hoppe u dekorua me medaljen për “Shërbim të shquar” nga Ministri Mehaj si dhe me medaljen për “Shërbim vetëmohues” nga zv.Komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi.

    Që nga gushti i vitit 2016, misioni i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s është që të mbështesë zhvillimin e mëtejmë të organizatave të sigurisë në Kosovë, sipas mandatit të tyre origjinal”, thuhet në komunikatën e MM.

    Artikuj të ngjashëm

    Paralajmëron ish-këshilltari i Thaçit: Besoj që krerët e UÇK-së kanë me u liru këtë vit

    Ky është 25 vjeçari që luan CSgo me një dorë: Nuk i kam dy duart, por nuk nalna

    Komandant Shkupi përlotet në studio: Dëshmorin e parë e lëshoi shpirtin nga gëzimi që veshi uniformën e UÇK-së

    Të Fundit

    Pas një jave kërkim, gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

    Osmani mirëpret ambasadorin e ri të OSBE-së: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me OSBE-në

    Gërvalla thotë se Osmani s’mund të propozojë Qeveri: Mund ta bëjnë vetëm ata që i kanë fituar zgjedhjet

    Abdixhiku pas dështimit të seancës: Ideja e qeverisë tranzicionale është e vetmja zgjidhje gjithëpërfshirëse

    Nis mesha e Papës së ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.