Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare: Në vitin 2023 u kryen 1300 operacione

    26/05/2024 10:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se kjo klinikë, përkundër se ishte nën renovime, ka kryer rreth 1300 operacione të suksesshme gjatë vitit të kaluar.

    Rudari ka thënë se nga këto operacione, 300 sosh ishin intervenime në vena. Edhe pse është numri më i lartë i operacioneve të tilla ndonjëherë, ai ka thënë se lista e pritjes së pacientëve për operacione të venave mbetet ende shumë e gjatë, që nga paslufta.

    Përveç listës së pritjes, Rudari ka theksuar se problem kyç mbetet mungesa e anesteziologëve. Ai ka thënë se fatmirësisht, patologjia e venave zakonisht nuk e rrezikon jetën e pacientit, prandaj prioritet marrin rastet më të rënda.

    “Klinika e Kirurgjisë Vaskulare është e vetmja qendër në Kosovë që jep shërbime nga kjo patologji, domethënë vetëm në QKUK për momentin ofrohen shërbime të llojit të tillë, patologji vaskulare”.

    “Vitin që shkoi, edhe përkundër që kemi qenë në renovime edhe të sallave, prapëseprapë nuk është që s’kemi punuar. Diku rreth 1300 operacione i kemi realizuar dhe prej tyre kanë qenë 300 operacione të venave. Numër kaq të lartë, 300 operacione venash, asnjëherë më herët s’kemi mundur t’i realizojmë në vitet paraprake”.“Mirëpo, kjo ka qenë sfidë. Lista e pritjes së venave është qysh nga paslufta e këndej. Edhe pse është krijuar salla e venave, prapëseprapë kemi listë të pritjes. Fatmirësisht, patologjia e venave nuk e rrezikon jetën e pacientit, nuk jep pasoja të cilat kanë prioritet, se po të kishin pasur prioritet, do t’i kishim kryer. Kemi raste që kanë shumë më shumë prioritet në patologjinë vaskulare të cilat po të mos intervenohet mund të shkaktojnë pasoja se sa sëmundjet e venave. Ato sëmundje të venave të cilat kanë prioritet nuk i lëmë me pritë dhe i kryejmë”, ka thënë Rudari.Përveç listës së pritjes, ai për EO, ka thënë se problem tjetër është mungesa e anesteziologëve. Edhe pse sallat janë rinovuar tashmë, mungesa e tyre nuk po i lejon që të punojnë me kapacitet të lartë.“Problemi kyç për momentin, tek lista e pritjes, është mungesa e anesteziologëve, nuk kemi anesteziolog adekuat. Sallat janë rinovuar, i kemi tri salla, por nuk kemi anesteziolog për tri salla. Ndoshta brenda javës e kemi vetëm një ditë ku mundemi me punua edhe pse i kemi dy anesteziologë, tjerat ditë, domethënë katër ditë, e kemi vetëm nga një anesteziolog. Kemi patologji të cilat janë shumë më urgjente të cilat kërkojnë trajtim”.Ai ka shtuar se këtë vit, kjo klinikë ka kryer rreth 500 operacione, ndërsa ka theksuar se shtrirja e pacientëve paraqet një tjetër problem, por se problem kryesor mbetet mungesa e anesteziologëve.“Përveç kësaj, kemi problem edhe me shtrirjen e pacientëve edhe pse tek intervenimet e venave, hospitalizomi është 24 orë, prapëseprapë për këtë kishim bë zgjedhje. Problemi kyç mbetet tek anesteziologët, s’kemi anesteziologë. Nuk është vetëm problemi ynë, është problemi i krejt SHSKUK-së. Deri më tash këtë vit, diku afër 500 operacione i kemi të realizuara edhe përkundër asaj që na është dashur të punojmë në salla tjera, në klinika tjera. Nuk është numër i vogël i intervenimeve”, ka thënë Rudari. 

    Artikuj të ngjashëm

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.