Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë: Gjatë vitit 2024 pati rënie të lehtë të lindjeve, krahasuar me vitin 2023

    28/02/2025 09:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, ka thënë se gjatë vitit 2024 është vërejtur një rënie e lehtë e lindjeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

    Në vitin 2023 sipas Ndrejajt kanë qenë afër 7900 lindje, ndërsa në vitin e kaluar kanë qenë 7648 lindje.

    “Gjatë vitit 2024 ka një rënie të lehtë të lindjeve krahasuar me vitin 2023. Në vitin 2023 kanë qenë afër 7900 lindje, ndërsa në 2024-ën i kemi 7648 lindje, pra është një rënie e lehtë. Prej tyre me prerje cezariane kanë lindur 3121. Operacione gjithsej në Klinikën Gjinekologjike përpos lindjeve janë operacioneve tjera që janë 4021 operacione. Lindje meshkuj janë 4023 meshkuj, 3878 femra”, ka thënë Ndrejaj në një intervistë për EO.

    Drejtori i Gjinekologjisë ka thënë se sfidë gjatë vitit të kaluar e kanë pasur mungesën e infermierë, pasi një numër i madh i tyre janë pensionuar.

    “Po, sfidën në vitin 2024 me stafin e mesëm, për shkak që janë pensionuar një numër i infermierëve dhe kemi bërë kërkesë. Është miratuar 20 infermierë të rinj që janë pranuar në klinikën tonë, për momentin jemi, nuk jemi keq me staf. Jo as me doktorë, mund të them se jemi numër i mirë, ndoshta mund të them se është numër i rritur se jemi 53 gjinekologë, mjaftueshëm kemi doktorë”, u shpreh ai, ka thënë se klinikën që ai e drejton nuk kanë mungesë as të anesteziologëve.

    “Jo, në klinikën tonë jo, në QKUK ndoshta po. Ndoshta është pak edhe puna e organizimit ose bashkëpunimit me anesteziologë që i kemi këtu në klinikën tonë. Bashkëpunimi e koordinimi është shumë i mirë dhe nuk kemi probleme me anesteziologë”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Punëtorët e sigurimit protestojnë sërish në QKUK – Azemi: Kërkojmë kontrata, dikush po luan me fatin e tyre

    E reja që ra nga lartësia në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë – iu nënshtrua një operimi

     Bien nga kati i katërt gjatë pastrimit të dritareve – E reja në gjendje të rëndë

    Të Fundit

    Pas zjarreve në Istog, reagon Ukë Blakaj kandidat për kryetar të komunës së Istogut

    Një burrë dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës

    Zjarret e mëdha, gjysma e Istogut mbesin pa rrymë

    Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për bllokadën në Kuvend

    Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrinë i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.