Sot i akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, është dërguar në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. I njëjti u pa nën shoqërimin e forcave të shumta policore, teksa prangat përveç në duar i kishte edhe në këmbë, raporton GazetaDemos.
Më 4 qershor kur dhe u mbajt seanca më e fundit gjyqësore ndaj Murselit, gjykata miratoi kërkesën e mbrojtjes së tij që i njëjti t’i nënshtrohet një ekzaminimi psikiatrik.
Për këtë, siç merr vesh GazetaDemos veçse ka nisur sot procesi, teksa tash e një javë i njëjti ndodhet në Psikiatri.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.
“Po vazhdon akoma të qëndrojë në Psikiatri, derisa të kryhen të gjitha ekzaminimet”, tha ai për Demos.