Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Drejtori i Emergjencave: Jemi përgatitur për raste të vërshimeve në kryeqytet

    20/09/2024 15:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për raste të vërshimeve në kryeqytet dhe se kanë investuar në ngritjen e kapaciteteve të shërbimit profesional të zjarrfikësve dhe shërbime tjera.

    Fushtica ka thënë se kërkesë e vazhdueshme e nivelit lokal është shtimi i numrit të zjarrfikësve, pasi aktualisht kanë pak më shumë se 70, duke shtuar se kanë ngritur kapacitetet për raste emergjente.

    “Siç e patë edhe ditëve të kaluara, Evropën e ka kapluar një mot ekstrem i cili ndoshta vjen edhe si pasojë e ndryshimeve klimatike të mëdha që kanë ndodhur viteve të fundit në të gjithë globin. Në këtë rrjedhojë edhe ne kemi filluar që t’i bëjmë përgatitjet tona për raste të tilla, shpresojmë që asnjëherë të mos ndodh. Ne si Kryeqytet jemi të gatshëm, kemi angazhuar dhe kemi forcuar dhe jemi duke bërë ngritjen e kapaciteteve të shërbimeve tona emergjente, pra po flasim për shërbimin profesional të zjarrfikësve, të cilët kemi investuar këtë vit si në kapacitete si një trajnime. Aspekti tjetër është edhe nisma që deri në fund të vitit të kemi edhe shoqatën dhe njësitet e para vullnetare të zjarrfikësve dhe po ashtu për vitin tjetër kemi paraparë një ngritje të buxhetit për investime direkte në ngritjen e shërbimeve emergjente të Kryeqytetit, në mënyrë që të kemi përgjigje për rastet jo vetëm të vërshimeve por edhe të rasteve të fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive tjera që mund ta godasin Kryeqytetin”, ka thënë Fushtica.

    Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet thekson se kanë hapur edhe Qendrën Operative Emergjente ku qytetarët mund të thërrasin 24 orë në javë për raste emergjente.

    “Nuk kemi pasur deri në vitin e kaluar Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet, ndërsa tjetra është se deri më tani nuk kemi pas investime direkte në ngritjen e kapaciteteve të shërbimit profesional të zjarrfikësve dhe shërbime tjera. Një bashkëpunim shumë më të mirë me Policinë e Kosovës, me FSK-në e po ashtu edhe me emergjencat mjekësore. Pra krijimi i një sistemi të integruar, po ashtu një ndryshim është krijimi i Qendrës Operative Emergjente, e cila funksionon 24/7, ku qytetarët mund të thërrasin në çdo kohë dhe të paraqesin dhe të kërkojnë ndihmë për çdo problem”, theksoi ai.

    Fushtica ka thënë se kanë bërë kërkesë në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjenca për rritjen e zjarrfikësve deri në 100 sosh, pasi aktualisht i kanë vetëm 71.

    “Ne mendojmë që nuk ka numër të mjaftueshëm të zjarrfikësve edhe sipas strukturës organizative, ne duhet t’i kemi mbi 100 zjarrfikës, për momentin i kemi vetëm 71. Ne kemi bërë kërkesë që ky numër të rritet nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjenca por ata fatkeqësisht që një vit e gjysmë nuk na u janë përgjigjur kërkesave tona edhe pse zjarrfikësit paguhen nga buxheti i Kryeqytetit dhe ne prapë kërkojmë që ky numër të rritet për arsye që ne i kemi të ndara mjetet buxhetore për ta që së paku 30 zjarrfikës t’i bashkëngjiten Brigadës profesionale”, u shpreh ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Prokuroria e rrëzon kallëzimin penal të Elbert Krasniqit ndaj kryetarit të Prishtinës, Rama: Sabotimi politik dështoi

    Rama: Shpresoj që kryetar i Prishtinës në vjeshtë të jetë ai që e meriton, mirë që këtë s’e cakton Kurti me vendim

    Rama, pas ndërprerjes së grevës nga “Pastrimi”: U pajtuam me punëtorët, por kjo s’do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.