Lajme
Drejtori Hoxha takohet me shefin e misionit të EULEX-it Barbano
Me datën 09.10.2025 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë priti në një takim shefin e misionit të EULEX-it në Republikën e Kosovës z. Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth gjendjes aktuale të sigurisë në vend, si dhe për ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, për ta pasur një ambient sa më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.
Ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo për planifikimin dhe angazhimin policor në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ku tanimë Policia e Kosovës veçse ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore në aspektin e sigurisë.