Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, priti në takim Ambasadorin e Mbretërsisë së Bashkuar Nicholas Abbott me bashkëpunëtorët e tij, shkruan GazetaDemos.
Gjatë këtij takimi ambasadori Abbott uroi Hoxhën për marrjen e detyrës së re si drejtor i PK-së.
Në takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët dhe të dy palët u zotuan për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes për Policinë e Kosovës dhe Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar.