Drejtoresha e Korpusit për Paqe e SHBA-së, Carol Spahn, do ta vizitojë sot Kosovën.
Ajo do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani.
“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Drejtoreshën e Korpusit për Paqe (Peace Corps) të SHBA-ve, Carol Spahn”, thuhet në agjendën e presidentes lidhur me këtë takim.
Pas takimit, Osmani dhe Spahn do të deklarohen për media.
Zyrtarja amerikane një ditë më parë qëndroi për vizitë në Shqipëri. Në Tiranë ajo u prit nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj.
Begaj vlerësoi angazhimin e programit vullnetar amerikan në Shqipëri dhe ndihmesën e dhënë ndër vite.