Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Drashkoviq me akuza ndaj Vuçiqit: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës

    29/06/2025 21:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-politikani serb dhe ish-ministri i Jashtëm, Vuk Drashkoviq, ka deklaruar se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndryshuar rrënjësisht që nga fillimi i karrierës së tij si lider shtetëror.

    Në një intervistë për gazetën malazeze Pobjeda, Drashkoviq ka thënë se Vuçiqi i viteve 2012, 2013 dhe 2014 nuk ka lidhje me atë që është sot.

    “Ai është një njeri tjetër. Në atë kohë besoja se ai donte vërtet një kthesë,” tha Drashkoviq, duke kujtuar një artikull të Vuçiqit të publikuar në gazetën Danas, ku ky i fundit e pranonte se politika e viteve ’90 ishte e gabuar dhe e verbër, dhe se udhëheqja e atëhershme nuk kishte kuptuar ndryshimet pas rënies së Murit të Berlinit.

    Drashkoviq tha se kishte mbështetur angazhimin e Vuçiqit për evropianizimin e Serbisë, për integrimin euroatlantik dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën – përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit më 2013.

    Por, sipas tij, këto përpjekje u sabotuan jo nga pushteti, por nga vetë opozita dhe kisha serbe.

    “Tre peshkopë të Kishës Ortodokse Serbe mbajtën një ceremoni përkujtimore për nënshkruesit e gjallë të Marrëveshjes së Brukselit. Opozita e qëlloi me gurë në vend që ta përkrahte. Nga viti 2014 e këndej, unë kam qenë opozita e vetme ndaj Vuçiqit, në shumë drejtime.”

    Ai shtoi se ka qenë zëri i vetëm që ka kërkuar publikisht që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në Interpol, si dhe që Serbia të anëtarësohet në NATO.

    “Kam paralajmëruar Vuçiqin të mos mashtrojë popullin me rrugë, spitale e shkolla, sepse nuk jetojmë vetëm me bukë, por edhe me frymë. E kam krahasuar këtë me tundimin e Krishtit nga djalli në shkretëtirë.”

    Sipas Drashkoviqit, sot Serbia po përjeton një rënie të thellë morale dhe kulturore.

    “Asnjëherë më parë fryma, morali dhe arsyeja e shëndoshë nuk kanë qenë kaq të varrosura. Gjuha është në rrezik, kultura mungon. Dhe çdo mbrëmje, nga goja e vetë presidentit e deri te bashkëpunëtorët e tij, dëgjojmë se qytetarët që protestojnë janë ustashë, nazistë, plehra, spiunë të huaj. Kjo është rënia më e madhe e Serbisë”, përfundoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Armët e gjetura në Zveçan, Arsenijeviq tregon se do i përgjigjet organeve të Kosovës

    Arsenijeviq: Kthehem në Kosovë vetëm nëse marr garacion për proces të drejtë

    Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë

    Të Fundit

    “Çdo informacion i vlefshëm”, Ambasada e Kosovës në Gjermani publikon thirrjen për zhdukjen e 13-vjeçares 

    Çfarë ndryshon në Zvicër nga 1 korriku?

    Koci: E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë 

    ​Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund

    Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.