Dramë në Superligë, Ulpiana befason Llapin, Drita fiton në fund

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para në Superligën e Kosovës në futboll.

Befasia ka ndodhur në ndeshjen mes Llapit dhe Ulpianës. Skuadra nga Lipjani ka arritur të barazojë 1:1 në ndeshjen e zhvilluar në Merdare.

Ulpiana ishte duke triumfuar deri në sekondat e fundit, kur Llapi përmes një aksioni të bukur barazoi rezultatin.

Në ndeshjen tjetër, nënkampioni i Kosovës, Drita triumfuoi 2:1 ndaj Feronikelit.Reklamë

Gjilanasit ishin duke humbur, por arritën që në minutën e 77-të të barazonte rezultatin, e krejt në fund edhe të shënonin fitore.

Ndërkohë, Gjilani i Ismet Munishit barazoi 1:1 ndaj Drenicës. 

Reklama