sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Draft-statuti i Ramës për Asociacionin, Qeveria: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, por ndërmjetësues kemi shumë

    09/06/2023 19:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka komentuar draft-statutin për Asociacionin që kryeministri shqiptar Edi Rama ua dërgoi si propozim presidentit të Francës, Emanuel Macron, si dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

    Ndonëse kërkoi mbështetjen e Shqipërisë, Kryeziu ka thënë se nuk kanë nevojë për një tjetër ndërmjetësues në procesin e dialogut, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”, ka thënë Kryeziu në RTV Dukagjini.

    Tutje, Kryeziu ka shtuar se çështja e kryetarëve në komunat veriore ka të bëjë me Kushtetutën dhe sundimin e ligjit.

    “Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të Kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj”, ka thënë ai.

    Sipas tij, çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është “çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit që synonte një Republika Srbska në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për “Botën Serbe””.

    “Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia”, ka shtuar ai. 

    Artikuj të ngjashëm

    Muja: Rreziku në veri ende nuk ka kaluar

    Haxhiu mbron Edi Ramën: Patriotët e tastaturës kanë hyrë në rrugën fashiste të dikursit

    Zhvillohet mbledhja e 8-të e Komisionit Bilateral ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut

    Të Fundit

    Muja: Rreziku në veri ende nuk ka kaluar

    Haxhiu mbron Edi Ramën: Patriotët e tastaturës kanë hyrë në rrugën fashiste të dikursit

    Zhvillohet mbledhja e 8-të e Komisionit Bilateral ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut

    Elshani tregon se si e kapën njërin prej terroristëve në Banjskë: E zumë të fjetur

    Lajçak u jep informata europarlamentarëve për dialogun

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.