Pas një aksidenti tragjik, ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës mjeku nga Gjakova, Dr Mentor Salihi, shkruan GazetaDemos.
Salihi ishte në autoambulancën e cila u aksidentua para disa ditësh në Gjakovë, ku bashkë me pjesëtarët e tjerë të stafit ishin nisur për të shpëtuar jetët e disa personave tjerë që ishin lënduar, mirëpo gjatë rrugës u aksidentuan edhe vetë.
I riu nga Gjakova, kishte diplomuar një vit më parë, ndërkaq punonte në Emergjencë prej disa muajsh.
Në lidhje me vdekjen e tij kanë reaguar shumë miq e familjarë, të cilët përmes postimeve në rrjete sociale kanë shprehur dhimbjen e tyre.
“Mjeku që para disa ditësh, duke dashur ta shpëtojë jetën e tjetrit, u aksidentua dhe sot kaloi në amshim. Nuk gjej fjalë për ta përshkruar dhembjen. Djalë me ambicie, me karakter, ne dashuri të madhe për vendin, jetën dhe profesionin. Aq shumë e deshi profesionin saqë e dha edhe jetën në kërkim të shpëtimit të jetës”, ka shkruar miku i të ndjerit, Arbër Malota.
Për vdekjen e Salihut ka shkruar edhe shoku i tij i ngushtë, mjeku i Klinës, D. Genc Krasniqi.
“Nuk ishte koha e as momenti qe te largohesh shoku im kishim plane te medha bashke ashtu siq edhe filluam por ja qe Zoti te deshti pranë tes pergjithmone. rr nuk do te harroj shoku im”, është shprehur ai në Facebook.
Një tjetër qytetar ka shkruar se Salihi ka qenë një mjek që e ka dashur shumë profesionin.
“Doktorr Mentor Salihi fort e dashte profesionin sa qe ja dhe edhe jeten allahu te shperbleft me xhehnet po fort mu dhimte o jaran zoti e forcoft familjen”, ka shkruar ai.
Dhimbje për vdekjen e të riut ka shprehur edhe këngëtari nga Gjakova, Muhamet Sejdiu.
“Na këpute shportin dr Mentor, axhi dhe mbarë familjaa do të kujtojmë gjithmonë me mall, Zoti në Xhehnet”, ka shkruar ai.
Sot gjatë ditës, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, kishte vizituar mjekun e ndjerë në spital.
Lexo edhe: