LajmeZgjedhjet 2026

Dr. Arber Tolaj: Sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformë të thellë dhe të guximshme

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Dr. Arber Tolaj, ka vlerësuar se gjendja aktuale në sistemin e drejtësisë në Kosovë kërkon reforma të thella dhe veprime konkrete për të rikthyer besimin e qytetarëve.

Sipas Tolajt, qytetarët vazhdojnë të përballen me zvarritje të shumta të lëndëve, mungesë të llogaridhënies dhe perceptim të lartë për ndikim politik në institucionet e drejtësisë.

“Si kandidat për deputet, angazhohem për forcimin e pavarësisë së gjykatave dhe prokurorive, rritjen e llogaridhënies dhe përshpejtimin e zgjidhjes së lëndëve, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të shpejtë dhe më të drejtë në drejtësi”, ka deklaruar Tolaj.

Ai theksoi se një sistem drejtësie efikas dhe i pavarur është themel i shtetit ligjor dhe garanci për zhvillimin demokratik të vendit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button