I riu nga Klina, Jon Hoti nëntorin e vitit të kaluar vrau Albison dhe Rexhep Shlivovën në një nga lokalet e këtij qyteti.
Dy viktimat Rexhepi dhe Albisoni ishin mes vete djem të axhës.
Për këtë akt të kryer, Joni shumë shpejt do të marrë vendimin e Gjykatës Themelore të Pejës.
IndeksOnline ka zbuluar fjalë për fjalë se çfarë tha dorasi, pak pasi kreu këtë akt makabër, duke privuar dy të rinjtë nga jeta.
Për prokurorinë, deklaratë ka dhënë punonjësi i QKMF-së, Skënder Gashi, të cilin Joni e takoi menjëherë pasi u larguar nga lokali ku qëlloi për vdekje, Albisonin dhe Rexhepin.
“Natën kritike unë kam qenë në vendin e punës, në sportelin e QKMF-së në Klinë. Në ndërkohë ka ardhur një punëtor dhe ka thënë se ka ndodhur një vrasje në lokalin “Inbox” në Klinë dhe nga sporteri jam ngritur dhe kam shkuar në drejtim të hyrjes së Emergjenvës, dhe si akm arrit tek koridori i Emergjencës më qështë uktuar që vajza ka pas me përfundu në ora 16:00 kursin, dhe ka pas me kalu pikërisht nga lokali “Inbox”, dhe më pas jam kthyer kah koridori prej Emergjenvës për me thirrë në telefon familjen me pyet se a është kthyer vajza në shtëpi. Gjatë rrugës kam thirrë 2-3 herë vajzën mirëpo nuk më është lajmëruar në telefon dhe kam tentuar me dalë jashtë për me ndez një cigare edhe ende pa dalë jashtë e kam parë një djalë i cili më është drejtuar me fjalët “trajner thirre policinë” se unë e kam bërë këtë akt”, unë i thash “kush je ti”, ai më është drejtuar “Hoti i Jashanicëve, dhe ju drejtova pse bre djalë ki bo kështu”, e ai më është përgjigjur “u bë tha”.”, citohet të ketë thënë Gashi për prokurorinë.
“Pastaj i thash a e ki lajmëruar prindin çka ki bo”, ai më tha “jo nuk kam telefon”. I thash qesajde mos shko andejna se mundet me u bo diçka më rënd”, është lajmëruar policia, pastaj i thash nëse do me lajmëru prindin çka ki bërë ta japi telefonin. Pastaj e ka thirrë prindin në telefon se di çka kanë bisedu, poashtu ma ka kërku një cigare dhe ja kam dhënë, dhe i kam thënë shko pas dhe pije duhonin dhe mos gabo me shku dikah tjetër derisa të vijnë policia. Pastaj nuk është vonuar shumë 4-5 minuta është ardh policia dhe janë marrë me të”, përfon tutje deklarata e Gashit për prokurorinë.
Vlen të përmendim faktin se Joti në seancën e fundit, para gjykatës ka pranuar fajësinë për aktin e kryer dhe njëherit u ka shprehur familjarëve ngushëllime.