Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Detaje nga dosja e Prokurorisë, për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë-Kosovë

    15/02/2023 11:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Arsim Hamiti, 41-vjeçar u privua nga jeta të dielën në mbrëmje në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë. Për këtë rast, tashmë ndodhen në paraburgim dy persona L.B., dhe A.M., të dyshuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja”, ndërsa ky i fundit edhe për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Gazeta Express ka siguruar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në të cilën janë dhënë detaje për vrasjen e 41-vjeçarit.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës pretendon se 41-vjeçari fillimisht për shkak të një mosmarrëveshje është rrahur me grushte e shkelma nga të pandehurit. Aty janë përdorë edhe mjete të forta e më pas, sipas prokurorisë A.M., e ka goditur me thikë viktimën në pjesën e krahërorit – anën e majtë.

    “Me datë 12.02.2023 rreth orës 21:40 në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, të pandehurit A.M., dhe L.B., për shkak të mosmarrëveshjes së atëçasshme fillimisht të pandehurit e kanë sulmuar dhe goditur me grushte e shkelma dhe me sende të forta, e më pas me qëllim të privimit nga jeta, i pandehuri A.M., e ka goditur me thikë në pjesën e krahërorit -anën e majtë, me ç’rast është privuar nga jeta i A.H., me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

    Tutje prokuroria thekson në dosjen e saj se te i pandehuri A.M., është gjetur se pa autorizim e në kundërshtim me ligjin ka mbajtur në pronësi armën-thikën.

    Ndërsa, “i pandehuri L.B., pas verifikimit rezulton se ka urdhërarrest për vepra tjera dhe ju ka shmangur drejtësisë”.

    Sipas prokurorisë, i ndjeri nuk iu ka rezistuar goditjeve.

    “Duke pas parasysh peshën e kësaj vepre penale mënyrën e kryerjes ku edhe pse i ndjeri nuk ju reziston vazhdojnë ta godasin e më pas edhe e privojnë. Vlerësojmë se të njëjtit nuk duhet të jenë në liri, tregon se ekziston rreziku të përsërisin veprën penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet tutje në dosjen e prokurorisë.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.M dhe L.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin veç e veç.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të  paraburgimit dhe ka gjetur se kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale, ekziston rreziku i ikjes së tyre dhe në këtë mënyrë mund të jenë të  paarritshëm për organet e ndjekjes, andaj paraburgimi është e vetmja masë me të cilën tani për tani mund të sigurohet prania e të pandehurve  në  këtë procedurë penale, pengimi i tyre  në  përseritjen e veprave të ngjashme penale dhe me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të kësaj çështje penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Në foto viktima Arsim Hamiti

    Artikuj të ngjashëm

    Disa të arrestuar në Podujevë e Fushë Kosovë për posedim të drogës dhe armëve

    Aksident i rëndë në Fushë-Kosovë, vdes këmbësorja

    Dy të lënduar nga aksidenti në Fushë Kosovë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.