Dortmundi dhe Sportingu kanë mbyllur sfidën e dytë pa gola në kuadër të rrethit të 1/6 së finales në Ligën e Kampionëve.
Edhe pse mundësitë nuk munguan asnjëra nga këto skuadra nuk shënoi.
Rasti më të mirë e pati Guirassy i cili humbi penalltinë në minutën e 59-të.
Ndërkohë, Emre Can realizoi gol në minutën e 74-të mirëpo u anulua nga sistemi VAR.
Duke marrë parasysh rezultatin 3-0 nga sfida e parë në Portugali, Dortmundi kalon tutje dhe të premten e mëson kundërshtarin e radhës.