Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha të premtën ka dorëzuar padi ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, raporton GazetaDemos.
Haxha ka thënë se padinë e ka dorëzuar për shpifje, që sipas tij, Muja ka bërë kundrejt tij.
“Sot kam dorezuar permes Avokatit tim Padinë Kunder Shpifjes Publike qe ka bërë Zyrtari i LVV-se Aremend Muja”, ka shkruar Haxha.
“Duke i besuar drejtësisë dhe gjykatave te Kosovës të cilat u ndertuan mbi sakrifcën e luftës së shumë brezave për liri dhe mbi parimet e Kushetutës së Kosovës, dhe duke vendosur të mos durojmë më tutje shpifjet dhe etiketimet e askujt pavarësishtë pozites emërit apo mbiemërit”, ka thënë ndër të tjera Haxha.
Derisa ka shtuar se secili duhet të marr përgjegjësi për veprimet e tij, ndërkaq ka thënë se do të flas drejtësia për këtë rast.