Lajme

Dorëzohet i dyshuari për tentativë vrasjeje në rrugën “Isa Kastrati”, i sekuestrohet arma

Lidhur me një tentativë vrasjeje të ndodhur më 27 qershor në Prishtinë, policia ka identifikuar dje dhe intervistuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili është paraqitur në stacion bashkë me avokatin e tij.

I njëjti ka zbuluar vendndodhjen e një pistolete që dyshohet të jetë përdorur në rast, dhe arma është sekuestruar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin gazeta Demos ka raportuar për ngjarjen.

Back to top button