Ka dhënë dorëheqje Dardan Abazi, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Vushtrrisë.
Abazi thotë që arsyeja e dorëheqjes është për arsye personale dhe të vazhdojë karrierën në fushën e energjisë.
Ai falënderoi stafin e DKA-së si dhe të gjithë personelin e shkollave për punën e përbashkët.
Edhe pas dorëheqjes, Abazi tha që do të jetë “përherë përkrahës i Kryetarit Ferit Idrizi”.