Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dorëheqja e Vulinit, Biserko: Dëshmi për rritje të presionit ndaj Serbisë pas Banjskës

    04/11/2023 13:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Aleksandar Vulin, drejtor i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë së Serbisë, i sanksionuar nga SHBA, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Në një deklaratë për media, Vulin ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja “po e kërkojnë kokën e tij si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë”, shkruan AntenaM.

    Lidhur me këtë, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për Serbi, Sonja Biserko, thotë se nga Banjska e deri më sot është intensifikuar aktiviteti perëndimor dhe presioni i madh ndaj Serbisë, sepse ngjarja në Banjskë është një paralajmërim se çfarë mund të kishte ndodhur.

    “Presioni u rrit dhe herën e fundit që Ursula Von der Leyen ishte atje ajo tha qartë se Serbia pritet ta njohë Kosovën, që do të thotë se Kosova duhet të lejohet të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe se duhet lejuar të bëjë shumë gjëra të tjera dhe me sa mund të shohim ajo pjesë për Vulin është përmbushur. Vuçiq përfundimisht u detyrua të zëvendësojë Vulin,” ka deklaruar Biserko për Antena M

    Biserko është e mendimit se Vuçiq nuk hoqi dorë nga bindjet e tij, por se u detyrua të zëvendësojë Vulin.

    “Natyrisht që presioni i Perëndimit ndaj aktorëve në Ballkan është rritur dhe mendoj se kjo para së gjithash i përket largimit përfundimisht nga politika e zbutjes dhe nënçmimit ndaj Serbisë, me shpresën se do ta kthejnë atë drejt Perëndimit, gjë që nuk ndodhi.Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat më tej, do të shohim se kush do ta zërë vendin e Vulin, ndoshta dikush nga rrethi i tij i ngushtë. Ne e dimë që Vulin ishte agjent rus, ai punonte për Rusinë. Ai filmoi opozitarët rusë i cili ka pasur takime në Serbi dhe e ka çuar direkt te Peskov. Ai ka bërë një sërë gjërash që flasin për lidhjen e tij me shërbimin rus”, tha Biserko.

    Biserko konkludon se Vulinin do ta zëvendësojë dikush nga mjedisi i tij i cili, siç shton ajo, do të jetë verbalisht më i moderuar në atë që thotë duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ndodhet Serbia tani

    Artikuj të ngjashëm

    Biserko për sulmin në veri: Fakti që Perëndimi reagoi me shpejtësi dhe mbështeti qeverinë e Kosovës është shumë domethenës

    Vulin e konfirmon edhe njëherë se Serbia e do Rusinë, si arsye e anti-evropianizimit përmend edhe Kosovën  

    Vulin: Nëse SHBA do ishte përmbajtur nga bombardimi i Serbisë, nuk do të kishte pasur Kosovë

    Të Fundit

    Kosova në bllokadë politike, institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

    Ushtroi dhunë psiqike ndaj nënës, motrës dhe fëmijëve të saj, arrestohet shtetasi i huaj në Pejë

    Kapet në Qafë Thanë 34 vjeçari i dënuar me 20 vjet burg në Zvicër për trafik droge

    Putin ndërpret takimin për t’iu përgjigjur telefonatës së Trump: S’mund ta lë të presë, mund të ofendohet

    David Lammy, ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.