Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Dora e flliqt na la pa u taku”, reagojnë shokët e 39-vjeçarit që mbeti i vdekur në Prishtinë

    05/08/2023 13:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp


    Mbrëmë, orën e fundit të 4 gushtit, më saktësisht reth orës 23:30, kryeqyteti i Kosovës – Prishtina u trondit nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve ku humbi jetën një person, ndërsa mbetën të lënduar 17 të tjerë.

    Viktima është 39-vjeçari Kastriot Ramadani, i cili ndërroi jetë në QKUK pasi nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra.

    Për vdekjen e tij kanë reaguar një numër i madh i shokëve të tij, të cilët me disa rreshta shkrim në llogaritë e tyre në “Facebook” shprehën dhimbjen që po ndjenjë për humbjen e mikut të tyre.

    “Nuk kom fjal me shkru per veq se na kpute shpirtin o shoku jon Kastriot Ramadani😭Pushofsh në Paqe vlla Drit t’past shpirti😭Ngushllime Famlijes Ramadani🙏🏻🥹“

    “Njerzit e mirë ikin nga kjo botë e pist, Kastriot shoku, dora e flliqt na la pa u taku kto ditë si e kishim plan.Prehu ne paqe ti,e ngushëllime familjes Ramadani!”

    Ramadani bëhet e ditur se ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ku në momentin tragjik për të ishte i shoqëruar nga i kërkuari i FBI-së, Dukagjin Nikollaj.

    Ky grup dyshohet se u përplas me grupin tjetër të krimit, ku bënte pjesë Andi Pajaziti i njohur me nofkën ‘italiani’, i cili është i njohur për rreth 150 vepra penale dhe u lirua para pak kohësh nga burgu, përplasje kjo e cila nisi kur të dyja grupet u fjalosën dhe nisën të përleshen edhe fizikisht, përleshje pas të cilës nxorën armët dhe i shkrepën disa herë në drejtim të njëri-tjetrit.

    Përveç viktimës, të lënduar nga përleshja mbetën 17 persona, tre djemë dhe 14 vajza.

    Artikuj të ngjashëm

    Dyshohet për shpërthimin e një bombole të gazit te ‘Qafa’ në Prishtinë, raportohet për të lënduar

    Vjedhja në xhaminë “Bedri Kameri” në Prishtinë, Imami Labinot Maliqi apelon për bashkëpunim me Policinë

    Sofalia me shkollë për 720 nxënës, ja kush ishte investitori

    Të Fundit

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

    Pamje dramatike, kamioni përfshihet nga flakët në rrugë – VIDEO

    Merret vendim: Ky është dënimi për prindin e futbollistit nga Kosova që e godit gjyqtarin e futbollit në Zvicër

    BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.