Boksierja Donjeta Sadiku ka arritur fitore në çerekfinale duke mposhtur bindshëm 5 me 0 boksieren nga Japonia, Ayava Taguchi, në kategorinë 60 kilogramë.
Sadiku me këtë rast arriti gjysëmfinalen dhe njëkohësisht e ka siguruar medaljen e bronztë. Të enjtën me 27 prill në gjysëmfinale do të ballafaqohet me boksieren nga Turqia, Gizem Ozer, njofton GazetaDemos.
Turneu “Çesme 2023” është i dedikuar vetëm për konkurrencën e femrave.