Lajme

Donika Gërvalla: Shpresoj që qytetarët e Mitrovicës ta votojnë Faton Pecin dhe ta vlerësojnë kandidaturen e tij


Bashkëkryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, e ftuar në televizionin T7, ka deklaruar se pas shumë diskutimeve, Faton Peci ka pranuar të kandidojë për kryetar të Komunës së Mitrovicës.


Ajo ka apeluar tek qytetarët e Mitrovicës që ta përkrahin dhe ta votojnë Pecin, duke e vlerësuar si njërin nga ministrat më të suksesshëm.


“Shpresoj që qytetarët e Mitrovicës ta votojnë Faton Pecin dhe ta vlerësojnë kandidaturën e tij,” u shpreh Gërvalla.


Në vijim, ajo ka bërë të ditur se partia Guxo do të garojë në katër komuna për kryetar dhe me nëntë lista për asamble komunale në gjithë vendin.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button