Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Publikohet një fotografi e Donika Gërvalla gjatë qëndrimit në Jerusalem duke kryer ritualin tek “Muri i Lotëve”, vendin e shenjtë hebre

    17/05/2022 16:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla javën që shkoi ka qëndruar për vizitë në Izrael, gjegjësisht në Jerusalem.

    Krahas takimeve zyrtare që ka patur në shtetin hebre, përfshirë edhe takimin me homologun e saj, Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yair Lapid, Donika Gërvalla u bë zyrtarja e parë e shtetit të Kosovës që vizitoi edhe qendrën përkujtimore “Yad Vashem” në Jerusalem, “ku u njoh nga afër me historinë tronditëse të Holokaustit”.

    Por, kishte edhe një vend tjetër të rëndësishëm për Izraelin dhe popullin e saj që e nderoi Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

    Fjala është për “Murin e Lotëve” [ose Murin e Vajtimit] në Jerusalem, vend i rëndësishëm pelegrinazhi në Izrael.

    Megjithatë, vizita e Gërvallës në vendin e shenjtë hebre, për dallim nga të tjerat vizita gjatë qëndrimit në Izrael, nuk u njoftua në publik e as në rrjetet zyrtare të MPJD-së e Ministres së Jashtme.

    Reporteri.net ka siguruar një fotografi ku shihet Kryediplomatja Gërvalla duke kryer nderimet tek “Muri i Vajtimit”, i quajtur ndryshe edhe Koteli, Muri Perëndimor ose Muri i Solomonit – pika kryesore e Izraelit.

    ‘Pelegrinazh’ aty kreu edhe një nga përcjellësit nga stafi i Ministres së Jashtme dhe Diasporës.

    “Muri i Lotëve” konsiderohet si pika kryesore e Izraelit. Përkundër faktit se vendi është i shenjtë për hebrenjtë, njerëzit e çdo feje lejohen ta vizitojnë dhe kryejnë pelegrinazhe. Turistët mund të shohin vendin kryesor të lutjes së hebrenjve, të njihen me traditat e tyre dhe të ecin nëpër tunelin antik.

    Pos Gërvallës, këtë vend të shenjtë e vizitojnë dita ditës shumë personalitete e liderë botërorë, e që për dallim nga kryediplomatja kosovare qëndrimin para “Murit të Vajtimit” e ndajnë me ndjekësit e tyre.

    Artikuj të ngjashëm

    Gërvalla thotë se takimet e Kurtit në diasporë nuk janë fushatë: Ajo nis në janar, atëherë do të kemi fjalë tjera

    Gërvalla takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës

    Gërvalla bisedon me studentët shqiptarë në Cyrih: Kosova ka nevojë për njohuritë tuaja

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.