“Doja kohë dhe vëmendje, jo para”, Loredana Zefi me të tjera deklarata në rrjete sociale

Kohëve të fundit gjërat mes dyshes Mozzik dhe Loredana duket se nuk po shkojnë edhe aq mirë.

Megjithëse deri më tani asgjë nuk është konfirmuar, interpretimet e tyre në rrjete sociale po tregojnë çdo gjë.

Reperja mbrëmë ka rishpërndarë në Instastory një postim që duket sikur flet më shumë mbi krizën e tyre.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

“Nuk kam patur kurrë nevojë për një burrë me para sepse gjithë çka dua është liria, koha, vëmendja dhe përpjekja”, thuhet në postim.

Sido që të jetë, nuk dihet akoma për albumin e tyre të përbashkët “No Rich Parents”, pasi akoma nuk ka një datë të saktë lansimi.

Deri më tani, të njëjtit kanë publikuar tri këngë dhe e fundit mbetet “Nëse don” që u prit shumë mirë nga publiku.

Për vetëm një muaj, projekti mblodhi afro tetë milionë klikime. 

Reklama