Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar mjete monetare të pa deklaruara në pikën kufitare në Bërnjak, shkruan GazetaDemos.
Gjatë kontrollit nga zyrtarë të doganës dhe policisë, janë zbuluar dy raste me mjete monetare në shumë mbi i 10,000.00 €.
Pas kontrollit, palët u intervistuan dhe për rastin në fjalë u njoftua edhe prokurori i shtetit.
Njoftimi i plotë i Doganës së Kosovës:
Zbulimi i mjeteve monetare të pa peklaruara në PKK Bërnjak
Në pikën e kalimit kufitar në Bërnjak, janë evidentuar dy raste të zbulimit të mjeteve të pa deklaruara monetare.
Rreth orës 14:20, në hyrje të PKK Bërnjak, ka arritur një automjet në të cilin gjendeshin dy persona: vozitësi dhe një pasagjer. Gjatë një kontrolli rutinor, për shkak të dyshimeve, automjeti u selektua për kontroll në vijën e dytë. Zyrtarët doganorë pyetën palët nëse kishin diçka për të deklaruar, ndonjë mall për doganë apo mjete monetare. Pasagjerët u deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe pasagjerëve nga zyrtarët e doganës dhe policisë, u zbuluan dy raste me mjete monetare në shumën mbi 10,000.00 €:
Tek personi i pare u gjetën 10,220 €, derisa tek personi i dyte gjetën 10,100 €.
Pas zbulimit të rasteve, u njoftuan zyrtarët e hetuesisë, të cilët erdhën në vendin e ngjarjes dhe intervistuan palët. Për rastet në fjalë u njoftua prokurori i shtetit. Bazuar në Ligjin Nr. 05/L-096, palëve u konfiskua 25% e mjeteve monetare, ndërsa 75% e mjeteve monetare u ndaluan përkohësisht me urdhër të prokurorit.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme, duke garantuar sigurinë ekonomike dhe financiare të vendit tonë.