Lajme
Dogana sekuestron 14 telefona dhe 2 orë të mençura në Gjilan, po tregtoheshin pa dokumentacion

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 14 telefona dhe 2 orë të mençura gjatë një kontrolli në Gjilan.
Sipas Doganës, këto pajisje po tregtoheshin pa dokumentacion te vlefshëm ligjor, si faturë blerjeje, certifikatë origjine apo dëshmi të importit.
“Pajisjet e sekuestruara janë identifikuar dhe regjistruar përmes numrave IMEI dhe përfshijnë produkte të markave të njohura ndërkombëtare. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e vazhdueshme të tregut dhe në ndërmarrjen e masave konkrete kundër çdo veprimtarie të jashtëligjshme që dëmton ekonominë dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftim.