Dogana e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e mbi 17 mijë pakosh cigare elektronike, në pikën kufitare në Merdare.
Të gjitha këto janë sekuestruar në një autobus të linjës Gjermani-Kosovë.
Sipas njoftimit të Doganës, kur shoferi është pyetur se a ka për të deklaruar diçka, ai ka thënë se ka një sasi minimale të tyre, por pas kontrollit është gjetur një sasi mjaft e madhe e pakove.
Përveç atyre pakove, ka pasur edhe rreth 10 mijë thithje në sasi prej 20 ml secila.
“Kontrolli ka rezultuar me gjetjen edhe të një sasie të konsiderueshme të cigareve elektronike në fund të autobusit dhe nën karrige të mbuluara me valixhe dhe gjësende të udhëtarëve” është thënë në njoftim.