Dogana e Kosovës ka kapur një kilogram ari të padeklaruar në Aeroportin e Prishtinës.
Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit, në imazhin e skanerëve u zbulua mall i fshehur bashkë me dokumentet përkatëse, e që vlera e tij kapte shifrën e mbi 59 mijë euro.
“Rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Hetimeve të Doganës së Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit, për të analizuar të gjitha detajet dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj individëve përgjegjës”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Komunikata:
DOGANA E KOSOVËS ZBULON DHE KAP SASI ARI TË PADEKLARUAR NË AEROPORT
Prishtinë, – Në një operacion të suksesshëm të kontrollit doganor, Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të padeklaruar prej 1 kg ari , me pastërti prej 14 karatësh.
Gjatë kontrollit të udhëtarëve, imazhet e skenerëve treguan indikacione për mallra të padeklaruara brenda një çante. Pas hapjes së çantës, u zbuluan mallrat e fshehura së bashku me dokumentacionin përkatës që shoqëronte mallrat. Pas një vlerësimi të hollësishëm nga Dogana e Kosovës, u konstatua se vlera reale e arit të ndaluar është 59,294.12 €.
Rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Hetimeve të Doganës së Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit, për të analizuar të gjitha detajet dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj individëve përgjegjës.
Përmes kontrolleve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit me institucionet relevante, Dogana e Kosovës luan një rol kyç në mbrojtjen e integritetit të kufijve dhe tregut të Kosovës.