Dogana e Kosovës e ka anuluar tenderin mbi 4 milionësh për aftësimin e terminalit publik në Vërmicë dhe qasjen e papenguar të mjeteve në autostradë. Vendimi për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit është marrë në shtator të vitit të kaluar, e në platformën e-Prokurimi është publikuar të premten.
Në vendimin e Doganës thuhet se arsyeja e anulimit të këtij tenderi është meqë asnjëri prej tenderëve të pranuar nuk është i përgjegjshëm.
Për këtë tender kishin dorëzuar ofertat tetë kompani. Vetëm dy oferta ishin në vlerë mbi katër milionë.
“Dogana e Kosovës anulon tendering e prokurimit “ Aftësimi i terminalit publik në Vërmicë dhe qasja e papenguar e mjeteve në autostradë”…Arsyeja e anulimi: asnjëri prej tenderëve të pranuar nuk është i përgjegjshëm”, thuhet në vendim.
Ky tender ishte shpallur nga gushti i vitit 2023. Në njoftimin për kontratë thuhej se punët duhej të kryheshin për një periudhë prej 12 muajsh.
Punët do të kryheshin nëpër hangarë, depo dhe rrethojën nga metali.