Anëtarja më e re e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, do të flasë sonte ekskluzivisht në Rubikon në Klan Kosova.
Ajo do të rrëfehet për herë të parë për largimin e saj nga “Lista Guxo”, kalimin në LDK dhe gjithë bujën e madhe që ka shkaktuar lëvizja e saj në skenën politike.
Pse zgjodhi të kalojë nga pushteti në opozitë?
A ndërlidhet largimi i saj nga “Lista Guxo” me pakënaqësitë për pozitat e brendshme partiake?
A ka ndryshuar mendim për presidenten Vjosa Osmani, që e themeloi “Listën Guxo”?
Çka e shtyri drejt LDK-së dhe cilat janë synimet e saj me partinë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku?
Këto dhe shumë përgjigje të tjera mund t’i ndiqni sonte ekskluzivisht në Rubikon me Adriatik Kelmendin, me fillim nga ora 20:45, në Klan Kosova.
Mos e humbisni!