Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pak minuta pas Abdixhiku mbajti konferencë për media në zyren e LDK-së.
Anëtarja e kryesisë së LDK-së ka shfaqur mbështetje e plotë për liderin e partisë pavarësisht rezultatit të sotëm zgjedhor.
“Dyfishoi partinë; riktheu besimin; përfaqësoi pragmatizmin politik; dhe për asnjë moment, asnjë, nuk ra pre e provokimeve, diskursit përçarës e vnerit politik.
Këtu na ke, kryetar, të rreshtuar si ditën e parë” shkruan Kica-Xhelili në reagim.