Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Do të urdhërohet verifikim adrese ndaj Pal Lekajt, shtyhet gjykimi për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

    29/03/2023 11:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Për shkak të mungesës së të akuzuarit Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dështuar seanca e paraparë për të mëkurën, në rastin ku i njëjti akuzohet se në nëntor të 2015-ës, në cilësinë e deputetit, ka hedhur gaz lotsjellës në hollin e Kuvendit të Kosovës.

    Ndaj tij, do të lëshohet urdhëresë për verifikim adrese, më saktësisht plotësim të adresës.

    Lidhur me mungesën e të akuzuarit Lekaj, gjykatësja Edita Çanta tha se pas verifikimit të adresës nga ana e zyrtarëve policor, ka rezultuar palë e panjohur, raporton “Betimi Për Drejtësi”, transmeton GazetaDemos.

    “Për të pandehurin Pal Lekaj nga stacioni policor në Gjakovë sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata, të njëjtit iu është dërguar ftesa në adresën siç është cekur në urdhëresë, mirëpo nga fletëkthesa rezulton që pala është e panjohur”, tha gjykatësja Çanta.

    Po ashtu, në seancën e së mërkurës mungoi edhe mbrojtësi i të akuzuarit Lekaj, avokati Arianit Koci, për të cilën gjykatësja Çanta tha se i njëjti përmes një parashtrese ka njoftuar gjykatën që është në udhëtim jashtë vendit dhe ka bërë kërkesë për shtyrje të seancës.

    Gjykatësja Çanta shtoi se kësaj parashtrese i është bashkëngjitur si provë bileta e udhëtimit.

    Meqenëse nuk kishte kushte për mbajtjen e gjykimit, seanca e radhës është caktuar për 18 maj 2023.

    Gjykatësja Çanta njoftoi se për seancën e radhës, gjykata sërish do të lëshojë urdhëresë për verifikim adrese, më saktësisht plotësim të adresës që e posedon gjykata, e cila është lënë për të akuzuarin Pal Lekaj.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri më 30 nëntor 2015, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës me qëllim të pengimit të punës së deputetëve, ka përdorur armën-gazin lotsjellës.

    Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, për disa minuta është ndërprerë puna në Kuvend për shkak të kontaminimit të ambientit dhe se deputetët e të pranishmit e tjerë janë detyruar të largohen nga holli dhe salla e Kuvendit.

    Me këtë, Lekaj po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, par.2 të Kodit Penal, ku kryerësi dënohet me gjobë deri në 10 mijë euro dhe me burgim prej një deri në 10 vjet./Demos/

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    Deklarata e Kurtit, Lekaj: Qesharake, nuk duhet të merret seriozisht

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.