Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Do të shihni aktivitet të përtërirë amerikan”: Fjalët e Hovenierit nëse Kosova nënshkruan marrëveshje në Ohër

    15/03/2023 20:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier është deklaruar para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentit e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars në Ohër të Maqedonisë Verirore, duke thënë se nëse Kosova pranon propozimin e BE-së do të këtë aktivitet amerikan më të shtuar dhe se do të ketë “përpjekje të fuqishme” për anëtarsim në Partneritetin për Paqe.

    Ambasadori Hovenier është pyetur në ATV nëse pala kosovare do të kushtëzohet për anëtarësim në NATO dhe BE nëse nuk tregohet konstruktive në takimin në Ohër.

    Ambasadori Hovenier ka thënë se do të ketë përpjeke të fuqishme amerikane për të ndihmuar Kosovën për anëtarësim në NATO dhe në familjen evropiane, por siç lë të kuptohet ai, Kosova duhet të tregohet konstruktive në takimin në Ohër.

    Ai ka thënë se SHBA në vazhdimësi ka potencuar se Kosova një ditë duhet të jetë dhe do të jetë anëtare e NATO –s si dhe në struktuarat e tjera evropiane.

    “Fillimisht, do të thosha se për disa vite, SHBA-ja ka shprehur një vizion për Kosovën, të cilën besoj se e ndan edhe populli i Kosovës. Dhe ky vizion është që Kosova gjithnjë e më shumë të gjejë vendin e saj në familjen evropiane dhe të integrohet në strukturat evropiane dhe euroatlantike, përfshirë NATO-n. Dhe vizioni ynë afatgjatë për Kosovën është shumë i drejtpërdrejtë. Ne besojmë se Kosova një ditë duhet të jetë, dhe do të jetë, anëtare e Aleancës Veri-Atlantike, dhe çështja e vetme është si të bëhen kushtet e duhura për ta arritur këtë.” – ka thënë ai.

    Hovenier ka thënë se nëse Kosova do të tregohet konstruktive në Ohër do “të shihni aktivitet të përtërirë amerikan”.

    “Në rast se e arrijmë një marrëveshje në Ohër dhe Kosova shihet se ka kontribuar për ta arritur në mënyrë të suksesshme dhe konstruktive për ta arritur këtë marrëveshje, mendoj se do të shihni aktivitet të përtërirë amerikan dhe realizimin e këtij vizioni. Nuk është se nuk kemi tentuar në të kaluarën.” – ka thënë ai.

    Ndërkaq për Partneriteti për Paqe të NATO-së ku Kosova synon që të anëtarësohet, Hovenier ka thënë se SHBA do të ndihmojë Kosovën.

    “Lidhur me Partneritetin për Paqe, më duhet ta përmend një pikë tjetër. NATO-ja merr vendime me konsensus. Të gjitha vendimet arrihen me konsensus, siç e shohim në të gjitha vendimet e NATO-s. Andaj nuk mund të jap garanci se aspirata që kanë populli i Kosovës, që e kemi edhe ne, do të arrihet menjëherë. Por çfarë mund të ju them është se do të shihni përpjekje të fuqishme amerikane dhe mbështetje për këtë synim.” – ka thënë ai.

    Në anë tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar se Kosova më 2023 synon që të anëtarësohet në Partneritetin për Paqe.

    “Në vitin e ardhshëm do të përgatitemi që sa më shumë të integrohemi në organizata ndërkombëtare e një synim të veçantë e kemi Partneritetin për Paqe, ku është jo vetëm fqinji ynë verior, i cili ka qëndrim negativ ndaj NATO-s, por edhe shtetet si Bjellorusia, e nuk është Republika e Kosovës.” – kishte thënë Kurti pas aplikimit për anëtarësim në BE.

    Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër. Në këtë takim do të diskutohet për propozimin e BE-së dhe ankesin për zbatimin e këtij propozimi.

    Artikuj të ngjashëm

    Dokumentari i Kukës, Hovenieri: Përkushtimi i tij e vendosi Xhudon e Kosovës në skenën globale

    Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për zgjedhjet amerikane presidenciale

    Hovenier tregon se në takimet e O’Brien me qeveritarët pati biseda të rëndësishme

    Të Fundit

    Babai e i vëllai e përcollën me lot në sy – doktoresha tha se ka qenë i lidhur edhe kur s’ka pasur shenja jete – çka dihet për vdekjen në Lipjan

    Britania e Madhe rihap ambasadën e saj në Teheran

    Përmbytjet në Teksas – numri i viktimave shkon në mbi 100

    Pishina e Gërmisë pritet të hapet sot

    Hungaria goditet nga stuhia dhe rrebeshet e shiut, aeroporti i Budapestit pezullon fluturimet

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.