sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Do të ketë dy a më shumë kandidatë”, Rugova tregon si duhet të jetë lideri i ri i LDK-së

    24/05/2023 20:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lidhje Demokratike e Kosovës nga 1 qershori nis procesin e brendshëm zgjedhor.

    Këtë e ka bërë të ditur sot kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili tha se në vjeshtë partia duhet të ketë kryetarin e ri, teksa inkurajoi të kandidojnë për të parin e partisë, të gjithë ata që kanë plan e ide.

    Lidhur me zgjedhjet e brendshme në LDK, për Gazeta Blic ka folur anëtari i kësaj partie, njëherësh ish deputet, Naser Rugova.

    Ai thotë se gara për të parin e partisë do t’i ketë dy e më shumë kandidatë, duke shtuar LDK gjithmonë ka organizuar zgjedhje me konkurrencë të mirëfilltë.

    “Ky është vit zgjedhor për LDĶ-në dhe pres një proces zgjedhor të hapur, fer dhe gjithëpërfshirës që do të nxjerr një lidership kredibil si vullnet i anëtarësisë. LDK gjithmonë ka organizuar zgjedhje me konkurrencë të mirëfilltë dhe sigurisht gara për të parin e LDK-së do të ketë dy e më shumë kandidatë”, thotë Rugova.

    Ish deputeti vlerëson se zgjedhjet do të nxjerrin një lider kredibil të burmosur me filozofinë politike të LDK-së dhe vizion rugovian.

    “LDK është parti emblematike, artikuluese e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Një lider kredibil i brumosur me filozofinë politike të LDK-së dhe vizionin rugovian i duhet LDK-së dhe Kosovës. Besoj në një proces që do të nxjerr një lider me tipare të tilla”, deklaron Naser Rugova.

    Artikuj të ngjashëm

    Sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

    Abdixhiku për Faton Bislimin: Dorëheqjet në ditën kur shpallen zgjedhjet janë të pakuptimta

    Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, deklarohet Abdixhiku 

    Të Fundit

    Deputetja britanike: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

    Gjuriq i jep ‘ultimatum’ ndërkombëtarëve: Është ora e fundit të ndërmerrni veprime kundër Albin Kurtit

    Sopjani: Bandat i zgjodhën nacionalitetet e trupave të KFOR-it, nuk sulmuan amerikanët

    Konjufca: Shpreh solidaritetin tim personal dhe institucional për 25 ushtarët e plagosur të KFOR-it

    LDK dënon ashpër sulmet e grupeve kriminale ndaj forcave të KFOR-it

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.