Mëngjesi i së premtes ishte i kobvshëm për shtetin e Kosovës, ku si pasojë e një aksidenti komunikacioni kanë vdekur burrë e grua nga fshati Janqistë i Komunës së Malishevës, ndërsa dy fëmijët e tyre janë lënduar rëndë, shkruan GazetaDemos.
Lajmin për vdekjen e tyre, pas disa orësh kur edhe ndodhi aksidenti e morën edhe familjarët e tyre, të cilët kishin hapur dyert që t’i prisnin më të dashurit e tyre që po vinin nga gurbeti për pushime në Kosovë, mirëpo në ato dyer tani po shkojnë familjar e miq për t’i ngushëlluar në mënyrë që t’ua lehtësojnë më shumë dhimbjen.
Një familjare e tyre mes shumë emocioneve ka shprehur dhimbjen e madhe që po përjeton për këtë humbje.
“Jena tu e prit, po na vjen kufoma, nuk po muj mo se do me më kop barku, në vend se me prit gjallë, po e presim gjenazen”, është shprehur ajo.
Ndërkohë, djali i cili i ka shpëtuar këtij aksidenti, është 5-vjeçar është operuar në këmbë në klinikën e Ortopedisë, ndërsa vajza 3-vjeçare gjenden në trajtim në Klinikën e Neurologjisë.