Djemtë e “West Side Family”, kanë bërë gjestin prekës ndaj mikut të tyre tashmë të ndjerë, Dr Flori.
Ata kanë ndarë në rrjete sociale foto teksa e kanë mbështetur në ditën e parë të gjimnazit, vajzën e Dr Florit.
Në këtë gjimnaz, gjithashtu ata u formuan si grup dhe nisën hapat e para drejt karrierë së tyre.
Nga postimi i Landit shihet se ata janë të përkushtuar ndaj vajzës së mikut të tyre të ndjerë dhe nuk hezitojnë t’i japin këshilla asaj për hapat në jetë.
“Këshilla, llogje, historira. Ç’na lodhët! Po ç’e deshët! Hë, ka mo?! E mora vesh! Po. PO. POOO!!! Daaakord! Ëhë ëhë… Sigurisht, natyrisht! Ishit shumë të kjartë! Hajd shnet!!! Petro Nini Luarasi, Sërish…Urime, mirëseerdhe, suksese, paç fat, etj. etj. etj. Kelly.”, shkruan Landi.