Mëngjesin e sotëm, një polici hetues serb në Mitrovicën e Veriut i është djegur vetura.
Lajmin e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai tha së vetura është djegur tërësisht dhe se njësitet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Elshani shtoi se Policia po punon për t’i zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
Zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Valon Preteni, tha se dyshohet që të ketë qenë djegie e qëllimshme.
“Dyshohet që është djegie e qëllimshme, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale “Zjarrëvënia”, në bashkëpunim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore që të zbulohen kryerësit”, tha Preteni.
Mediumi në gjuhën serbe “KoSSev” ka publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes.