Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Djegia e veturave në Zveçan, kryetari Peci ankohet që s’po i ofrohet mbrojtje meqë vjen nga PDK, reagon edhe vetë partia

    26/07/2024 17:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dy vetura zyrtare të Komunës së Zveçanit janë djegur nga disa persona ende të panjohur për autoritetet e Republikës së Kosovës. Drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se ka vetëm dëme materiale dhe s’ka persona të lënduar. 

    Lidhur me rastin ka folur edhe kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili ka shprehur edhe shqetësime për sigurinë e tij. 

    Në një prononcim për Tëvë1, Peci ka kritikuar institucionet e sigurisë se nuk po i ofrohet mbrojtje për sigurinë si kryetar Komune, pasi vjen nga radhët e PDK-së. 

    Peci ka thënë se ka kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por siç tha ai, iu është refuzuar, ngase sipas tij refuzimi ka ardhur për shkak se vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

    “Një grup kriminal qe dyshohet se janë 3-4 persona dyshohet se kane djegur veturat, kjo për faktin se është shtuar numri i shërbimeve te qytetareve nga komuniteti serb por edhe dëgjimet publike që janë. Unë ndihem i rrezikuar dhe vazhdimisht kam kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, por që kjo më është refuzuar dhe mendoi se përkundër që ka bazë një kërkese e tillë, e njëjta është refuzuar për shkak se vi nga një parti tjetër”, ka deklaruar Peci. 

    Reagim lidhur me djegien e veturave dhe sigurinë e kryetarit të Komunës dhe zyrtarëve të tjerë ka pasur edhe nga PDK. Partia që drejton Memli Krasniqi ka kërkuar hetim dhe ka kërkuar nga institucionet që t’i ofrojnë mbrojtje kryetarit dhe zyrtarëve të Komunës së Zveçanit. 

    Artikuj të ngjashëm

    Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

    Konfiskohet municion në Zveçan, Policia jep detaje

    Arrestohet një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje, sekuestrohet një sasi armatimi

    Të Fundit

    Pezullohet një zyrtar korrektues, dyshohet se ka shtënë me armë me gaz

    Policit që rrahu të dyshuarin në Klinë i caktohet 1 muaj paraburgim

    Dy persona vdesin nga zjarri në Spanjë, dy të tjerë nga vapa në Francë

    Matjet e fundit të Omnibus, Muharremi: Osmani, Konjufca dhe Hamza më popullor se Kurti 

    Abdixhiku nis takimin me Osmanin, pamjet i nxjerr Presidenca

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.