Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Djegia e Kuranit në Suedi, vijojnë përleshjet e dhunshme në Malmo

    04/09/2023 18:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përleshje të dhunshme shpërthyen të dielën në një lagje emigrantësh në qytetin e tretë më të madh të Suedisë, pasi një protestues kundër islamit e dogji një kopje të Kuranit, tha policia suedeze të hënën.

    Policia në Malmo tha se ndaj oficerëve të saj u hodhën gurë dhe disa vetura të tyre u dogjën, përshirë një garazh nëntokësore, gjatë përleshjeve që nisën të dielën dhe vazhduan deri pas mesnatës.

    Ajo i cilësoi ato si “trazira të dhunshme”.

    Përleshjet nisën pasi një aktivist kundër islamit, Salwan Momika, e dogji një kopje të Kuranit të dielën dhe një grup i zemëruar u përpoq ta ndalte, tha policia.

    Të paktën tre persona u arrestuan, njoftoi policia.

    Mëngjesin e së hënës, një grup i, kryesisht të rinjve, dogjën goma dhe mbeturina, ndërsa disa të tjerë i rrëzuan skuterët elektrikë dhe vunë barriera në lagjen Rosengard në Malmo, në të cilën ka pasur përleshje të tilla edhe në të kaluarën. Aty u shpalosën edhe banerë që dënonin djegien e Kuranit.

    “E kuptoj se një tubim publik si ky ngjall emocione të forta, por ne nuk mund t’i tolerojmë sjelljet e dhunshme dhe çrregullimet si ato që i pamë të dielën pasdite”, tha oficerja e lartë e policisë, Petra Stenkula.

    “Është për keqardhje të shohësh përsëri dhunën dhe vandalizmin në Rosengard”, tha ajo.

    “Pavarësisht arsyeve prapa këtyre trazirave, djegia e veturave, ngacmimet, dhuna kundër oficerëve policorë… pavarësisht arsyes, mendoj se kjo është plotësisht e papranueshme për të gjithë suedezët”, tha kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, në një konferencë për media.

    Në muajt e kaluar, Momika, një refugjat irakian, i ka përdhosur kopjet e Kuranit në një varg protestash kundër islamit, kryesisht në Stokholm.

    Policia e Suedisë i ka lejuar veprimet e tij, duke u thirrur mbi lirinë e shprehjes.

    Djegia e Kuranit ka nxitur protesta të ashpra në vendet myslimane, sulme ndaj misioneve diplomatike të Suedisë dhe kërcënime nga ekstremistët islamistë.

    Liderët myslimanë në Suedi i kanë bërë thirrje Qeverisë të gjejë mënyra për ta ndaluar djegien e Kuranit.

    Suedia i shfuqizoi ligjet e saj të fundit për blasfeminë në vitet ’70, dhe Qeveria ka thënë se nuk e ka ndër mend t’i rikthejë ato, transmeton REL.

    Megjithatë, Qeveria ka njoftuar se po e shikon mundësinë për t’ia mundësuar policisë t’i hedhë poshtë kërkesat për demonstrata të tilla për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

    Artikuj të ngjashëm

    Suedia liron 5 të arrestuar pas vrasjes së irakianit që kishte djegur Kuranin

    Suedia akuzon tre persona për planifikim të sulmeve terroriste

    Gjermani: I gjenden 6 armë në çantën e shpinës, arrestohet shqiptari nga Suedia

    Të Fundit

    IPK-ja rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë lidhur me incidentin në Lipjan 

    Bllokohet pikëkalimi kufitar në Han të Elezit, shkak një zjarr afër tunelit të Stankovecit

    “Pas tij qëndron TikTok-eri Medi Iseni” – Stresi flet për arrestimin e Noizyt

    Xhuli: E kam lexuar Kuranin në gjuhën finlandeze, i kam studiuar të gjitha fetë

    Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.