Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ‘Djegia e Gate Club’, flasin nga policia

    14/02/2025 09:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se një lokal në rrugën ‘Epiri’ në Prishtinë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit.

    Nga Policia kanë bërë të ditur se deri tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.

    Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

    “Rreth orës 05:15, është pranuar informata se në rrugën “Epiri” në Prishtinë, një lokal është përfshirë nga zjarri.Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes.Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” konfirmoi Borovci.

    Raportohet se lokali i djegur është diskoteka ‘Gate Club’.

    Artikuj të ngjashëm

    E dhimbshme: Ky është 50 vjeçari që vdiq nga goditja e rrymës në Pejë

    Publikohen pamje të reja nga momenti kur arrestohet i riu që vdiq më pas në Lipjan, Policia thotë se sulmonte automjete dhe kalimtarë- aktivizohet IPK-ja

    Këta raportohet se janë 5 policët e suspenduar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

    Të Fundit

    Seanca në Apel ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe Fitim Mustafës – mungojnë të akuzuarit

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

    Pamje dramatike, kamioni përfshihet nga flakët në rrugë – VIDEO

    Merret vendim: Ky është dënimi për prindin e futbollistit nga Kosova që e godit gjyqtarin e futbollit në Zvicër

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.