Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Djal pa etik përdori fjalor që s’duhet”, Flet avokati i policit që dhunoi kamerierin në Vlorë: Nuk dihet a do të shpëtojë

    29/07/2025 08:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kujtim Cakrani, avokati i policit Ardian Isufi, i cili dyshohet se e rrahu një kamarier si pasojë e ngatërresës së porosisë, ka thënë se linçimi publik që po i bëhet klientit të tij pa u zbardhur e gjithë e vërteta është padrejtësi.

    Ai tregoi se pronari i resortit ku ndodhi ngjarja ka hedhur në media vetëm pjesën e pamjeve nga ngjarja që i intereson atij, ndërkohë që, sipas tij, dhuna barbare e ushtruar ndaj policit nga mbi 10 persona është fshehur.

    Sipas Cakranit, shkak i ngjarjes ka qenë vetëm kamarieri 18-vjeçar i cili siç tha është treguar joetik në komunikimin me klientët.

    “Ka pasur një konflikt mes djalit kamarier që ka qenë shkaktari i të gjithë kësaj problematike se nuk ka përdorur një etikë siç duhet ta përdorte ndaj 2 klientëve. Po mbroj policin se ka qenë më i dhunuari dhe më i sulmuari në këtë histori. Ai djali pa etik ka përdorur një fjalor që nuk duhet të përdorte, dhe është ngritur polici dhe i ka thënë që nuk duhet të flasësh ashtu, nuk e ka qëlluar ai. Pasi  ndodhi ngjarja situata është qetësuar, polici dhe miku i tij kanë qenë të ulur në verandën e hotelit kanë biseduar me babanë e djalit i kanë kërkuar falje. Ka ardhur edhe menaxheri i lokalit që iu ka pohuar se djali ishte problematik por se e kishin të vështirë të gjenin punonjës. Pas gjysmë orë, kanë ardhur aty 10-12 persona bashkë me pronarin dhe kanë goditur pas koke me hekur dhe mjete të forta. Polici sot është pa gjysmën e shpatullës dhe pa gjysmën e fytyrës, nuk ka lidhje fare me djalin. Ngjarja është qetësuar edhe me familjarët dhe pas gjysmë ore kanë ardhur të organizuar. Kanë shkarkuar vetëm ato sekuenca të videos që i kanë interesuar pronarit dhe vazhdon të qarkullojë në media”, tha Cakrani.

    Cakrani tha në emisionin Now në Euronews Albania se dhuna e ushtruar nga policit Ardian Isufi në Vlorë është goditje ndaj policisë së shtetit.

    Ai shtoi se polici është dëmtar shumë rëndë dhe në rrezik për jetën ndërsa theksoi se asnjë zyrtar policie nuk ka shkuar ta shohë apo ta pyes se çfarë ka ndodhur.

    “Është në reanimacion polici i policisë së shtetit dhe nuk ka shkuar sot asnjë zyrtar i policisë ta pyesë, ta kontrollojë çfarë i ka ndodhur. E kuptoni në çfarë shteti terrorist jetojmë. Po pamjet kur i dhanë dorën njëri-tjetri dhe i kërkuar falje babait për fëmijën pse nuk dalin, janë ulur kanë pirë kafe gjysmë ore. Po fshihet një krim që është bërë ndaj një oficeri policie. Ai nuk dihet do ketë jetë apo nuk do ketë, është dëmtuar shumë rëndë dhe nuk e ka vizituar askush… se ato pamje që kanë hedhur aty që po goditet ai fëmija, është braktisur polici i shteti ka 20 e ca vite në polici”, tha Cakrani.

    Artikuj të ngjashëm

    Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

    Deklarohet Maqedonci pasi FSK zbarkoi në veri për kërkimin e mërgimtarit: Intervenimi po bëhet në kuadër të detyrave tona

    Momenti kur ushtarët e FSK-së përgatiten për t’u lëshuar në ujërat e Ujmanit – krejt çka po ndodh në veri

    Të Fundit

    Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

    Deklarohet Maqedonci pasi FSK zbarkoi në veri për kërkimin e mërgimtarit: Intervenimi po bëhet në kuadër të detyrave tona

    Momenti kur ushtarët e FSK-së përgatiten për t’u lëshuar në ujërat e Ujmanit – krejt çka po ndodh në veri

    Kusari: VV-ja po bën luftë speciale kundër RTK-së – iu kanë bë presion gazetarëve e redaktorëve

    FSK-ja zbarkon në veri, në kërkim të të riut që dyshohet se u mbyt në Ujman – VIDEO

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.