Një sulm i tmerrshëm dje shokoi botën, ku një person i armatosur, shkoi në një shkollë të mesme në Graz të Austrisë, ku dyshohet se ishte edhe vetë nxënës, dhe qëlloi me armë zjarri rreth 10 nxënës, raporton GazetaDemos.
Në mesin e viktimave të kësaj tragjedie, u shënua edhe një vajzë nga komuna e Vitisë së Kosovës, Lea Bajrami.
Për vdekjen e saj së fundmi ka folur gjyshi, Muhabi Bajrami, duke treguar se si e kuptuan për ngjarjen.
“Jemi të shqetësuar, ne na ka ardhur një lajm trishtues. Kjo është 15 vjeçare, në shkollë private ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Unë e kam mbesë. Ka ndodhur në mëngjes. Ne kemi dëgjuar që ka ndodhur, edhe të gjithë na kanë thirrur dhe na kanë pyetur ku është Lea? se emrin e ka Lea edhe e kuptuam që është ajo, shpresuam shumë që nuk është e vërtetë por në ora 2 djali, djali im, pra babai i vajzës më tha ‘baba Lea na la’ ”, tha ai në Tëvë1.
Motivet e këtij sulmi ende janë të pakonfirmuara, por sipas raportimeve nga mediat atje, dyshohet se sulmuesi, i cili në fund poashtu tashmë ka humbur jetë, vuante nga bullizimi.