Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Djali i vdiq në aksident trafiku, babai i pakënaqur me kthimin e rastit në rigjykim

    01/08/2024 17:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gëzim Gjini është babai i Skofiar Gjinit, i cili ka ndërruar jetë gjatë një aksident trafiku në Gjakovë në qershor të vitit 2022. Skofiar Gjini ka qenë shofer i Autoambulancës së QKMF-së në Gjakovë. Gjykata e Apelit e ka rikthyer në rigjykim rastin në fjalë, ku fillimisht nga Apeli është shqiptuar dënimi në shtatë vite.

    E babai i Skofiar Gjinit, Gëzimi është shprehur i pakënaqur me kthimin e rastit në rigjykim nga Gjykata e Apelit për personin që ka shkaktuar aksidentin dhe që djali i tij vdiq pas plagëve të marra, disa orë pas aksidentit.

    Gëzim Gjini theksoi se duhet të jepet dënimi i merituar ndaj shkaktarit të aksidentit pasi është një “lehtësim” për ta.

    Gjini deklaroi se rasti i kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit është duke u zhagit dhe nuk po trajtohet denjësisht.

    “Edhe po të dënohet me vdekje ose burgim të përjetshëm, nuk na kthehet djali. Është lehtësim për ne nëse e merr dënimin e merituar. Nëse m’ka ndodh mu kjo gjë, nesër do t’i ndodh tjetrit. Kur nuk vepron ligji. Kjo zhagitje prej nëntorit deri më tani, me shku kjo super ekspertizë. Bën thirrje për ekspertizë prej ndërkombëtarëve, dikush i huaji masi nuk po dojnë. Nuk e di cila ka vlerë më shumë. A është më e rëndësishme ekspertiza e ekspertit të trafikut që e ka caktu Prokuroria apo ekspertit që ka paguar familja”, tha Gjini, në emisionin “Rreth e Rrorull”, në RTV Dukagjini.

    Ndryshe, Gëzim Gjini ka rrëfyer se humbja e djalit nga aksidenti i ka shkaktuar “plagë” që vazhdojnë të jenë të hapura edhe më tani, dhe në kujtim të tij po “thur vargje”, siç e quan ai “për ti ruajtur ment e kresë”.

    Ai shtoi se pasuria kryesore që ka trashëgimi nga djali i tij janë dy vajzat e tij.

    “Shumë e vështirë, por që do të rriten ato dhe do të bëhen trung i familjes”, tha Gjini.

    Gjini po ashtu promovoi edhe librin e tij kushtuar djalit të tij të vetëm, i titulluar “220 fotografi- Kujtim për Skofiar Birin”.

    Ai tha që është shkruar me përlotje dhe për dhimbjen e tij ndaj birit.

    Skofiar Gjini, 33-vjeçar [ish-Punonjës i Qendrës të Mjekësisë Familjare], ka mbetur i vdekur pas një aksidenti që ndodhi mes një veture dhe një autoambulance me 30 qershor të 2022 në Gjakovë.  Disa ditë më pas ka vdekur edhe mjeku, Mentor Saliu që ishte në autoambulancë dhe një pacient ka mbetur i lënduar rëndë.

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.