Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të PDK-së, janë shfaqur sërish bashkë përmes një fotografie të postuar në rrjetin social në “Intagram”.
Ata janë shfaqur në shoqërinë e njërit-tjetrit ashtu siç po bëjnë tash e një kohë.
Ata edhe më parë kanë publikuar fotografi së bashku. Madje në një prej tyre Klestori e pati quajtur Endritin “vëlla”.
Baballarët e tyre aktualisht gjendën në paraburgim në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.