Dizajni grafik është një nga profesionit që nuk të duhet të jesh fizikisht në një vend për të punuar atje. Një kompjuter dhe një mendje kreative. Kaq duhet që nga Prishtina, apo ndonjë qytet tjetër i Kosovës, të bësh punë në New York, Sydney të Australisë, apo Johanesburg në Afrikë të Jugut. Shumë të rinj shqiptarë, e kanë parë këtë mundësi dhe e kanë kapur shpejt.
Albanin Post ka biseduar me tre prej tyre. Ata ende nuk kanë mbushur 18 vjet, por puna e tyre po shpërndahet gjithandej. Tre të rinjtë, nga qytete të ndryshme, kanë listuar edhe arsyet se pse iu janë futur kësaj rruge të artit. Djaloshi nga Mitrovica, Aldis Syla, i cili aktualisht është 17 vjeç, tregon për Albanian Post se inspirimi kryesor i tij ishin dizajnerët grafik të huaj.
“Rrugëtimi drejt dizajnit ka nisur i gjithi duke parë dizajnerët nëpër botë dhe punimet e tyre fantastike, të cilat më kanë inspiruar dhe frymëzuar që të orientohem drejt hapave të tyre dhe të rrugëtoj drejt suksesit në këtë lëmi”, thotë Aldisi.
Ngjashëm si Aldisi, hapat e parë në dizajnin grafik i kishte hedhur edhe 18 vjeçja, Arife Dervishi nga Skënderaj./ AP/ Labinot Nimanaj