Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dita e Presidentit, kush e uroi Ibrahim Rugovën e kush Hashim Thaçin

    24/05/2022 19:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shënimi i Ditës së Presidentit ka gjetur përsëri të ndarë në vija të trasha liderët e partive politike. Disa për inate personale, e të tjerët për arsye historike, kanë zgjedhur të mos përmendin ndonjërin nga ish-Presidentët e shtetit të ri të Kosovës.

    Ata që njihen si “rugovistë” e që janë anëtarë të LDK-së apo ish-anëtarë, kanë zgjedhur të kujtojnë vetëm ish-presidentin, Ibrahim Rugova. Ndërkohë anëtarë të PDK-së kanë uruar ish-presidentin, Hashim Thaçi. Të dy palët pretendojnë se ish-presidenti i tyre është “lider i proceseve”

    Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka zgjedhur të quajë Rugovën “arkitekt të pavarësisë” teksa ka bërë homazhe tek statuja e tij afër Presidencës së Kosovës. Osmani ka qenë në të kaluarën pjesë e LDK-së. Osmani ka shtuar edhe se kjo ditë i “kushtohet atij”. Ajo nuk e ka përmendur fare ish-presidentin Thaçi.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pasur dy vajzat e tij në zyrë për nder të kësaj dite. Ai ka thënë se Rugova “është udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme” dhe ka nderuar atë dhe atë që ai e quan “gjenerata e artë politike”.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk ka shkruar ende për këtë ditë e as nënkryetarët e këtij subjekti. Por deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka shkruar për Thaçin. Ai ka thënë se Thaçi ishte person i të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Ai ka shtuar se askush nuk e meriton të përmendet më shumë në këtë ditë se sa Thaçi.

    Nga krerët e AAK-së e VV-së nuk ka pasur urime me postime rreth kësaj dite. Ndërkohë, vlen të përmendet se askush nuk e ka kujtuar Atifete Jahjagën, presidenten që shërbeu një mandat të plotë si presidente e Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbesa e Presidentit Ibrahim Rugova shkëlqen në mbrëmjen e maturës

    Në 1997, Rugova në Konferencë tregonte sesi familja e Hashim Thaçit nga Buroja po maltretohej nga policia serbe

    Edhe dy muaj tjerë paraburgim për Thaçin dhe Veselin

    Të Fundit

    Haradinaj kujton tre vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës

    “Vrasja nga pakujdesia” e 27-vjeçarit, Behrami: S’është aksident por produkt i brutalitetit të pushtetit

    “Vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja” – Ja çka thotë raporti fillestar i IML-së

    Heshtje nga Osmani, Kurti e Sveçla për vdekjen e Agon Zejnullahut, 5 policë të arrestuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Seanca në Apel ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe Fitim Mustafës – mungojnë të akuzuarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.