Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në Ditën e Kushtetutës së Kosovës, e cilësoi aktin më të lartë juridik të vendit si një mekanizëm që pengon çdo tendencë autoritare.
Sipas Hasanit, ata që e sulmojnë Kushtetutën e shohin atë si një pengesë për realizimin e qëllimeve të tyre jodemokratike.
“Kushtetua është pëngesë për çdo tendencë jodemokratike. Për çdo prirje autoritare. E sulmojnë për shkak se është pëngesë.” – tha ai në emisionin “DPT te Fidani.”