Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dita e Çlirimit, Tasholli: Ata që e bartën mbi supe luftën, s’janë në mesin tonë

    12/06/2025 18:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ismail Tasholli nga “Liria ka emër” me rastin e Ditës së Çlirimit tha se këto data janë shenja të rikthimit të një kohe që nuk ka qenë e lehtë.

    Ai gjithashtu duke folur për ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë tha se festa pa ta nuk është e plotë sepse siç tha ai, ata e kanë bartur mbi supe luftën.

    “Zakonisht këto datat thërrasin në kujtesë, zakonisht këto ceremoni janë si shenja të rikthimit të një kohe që nuk ka qenë e lehtë. Ne kemi qenë fëmijë, por e di ndjesinë e robërisë së paku edhe të reflektuara në fytyrat dhe sytë e familjeve”.

    “Këto data janë data të reflektimit, të një reflektimi të një uniteti dhe kohezioni shoqëror dhe gjithsesi duhet të rikujtohet edhe për hatër që të ardhmen ta kemi më ndryshe, më mirë, ku secili e jep kontributin e vet për një shtet, për një shoqëri”.

    “Sot është dita e kujtimin dhe njerëzit, një ndër njerëzit kryesor të ndërrimit të asaj paradigme politike nuk janë këtu në mesin tonë, për ta gëzuar këtë liri që e kem. Ky është edhe paradoksi edhe absurdi. Me i thënë dikujt 26 vjet më herët që kjo do të ndodhte kështu, nuk do e kishim besuar. Njerëzit kryesorë që e kanë bartur mbi supe luftën, disa prej tyre nuk janë në mesin tonë dhe festa nuk është e plotë”, u shpreh tutje ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-komandanti i UÇK-së rrëfen momentet e hyrjes në Prishtinë më 11 qershor 1999

    Këto aktivitete zhvillohen në Shtime për nder të ”Ditës së Çlirimit”

    Raportohet se ish- krerët e UÇK’së në Hagë kanë refuzuar vizitën e Avokatit të Popullit të Gjykatës Speciale

    Të Fundit

    Katër të arrestuar në Fushë Kosovë, u rrahën me njëri-tjetrin

    Koci sërish proteston para Kuvendit: Ju lus, bojkotoni deputetët

    Izraeli paralajmëron iranianët që jetojnë pranë vendeve të prodhimit të armëve: Largohuni

    Policia asgjëson mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër

    Situata e sigurisë mban të mbyllur hapësirën ajrore të Izraelit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.