Sot është dita e 9-të që kur minatorët e ‘’Trepçës’’ kanë hyrë në grevë.
Minatorët kanë tre kërkesa të cilat po kërkojnë që të zbatohen.
Ata po kërkojnë shkarkimin e kryeshefit të ndërmarrjes, pagën nga data 6 deri me datën 10 si dhe po kërkojnë sigurim shëndetësor.
Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar një takimi midis minatorëve dhe sindikatës së Trepçës me disa deputetë të VV-së por pa sukses.
Mësohet se deputetët e VV-së kanë kërkuar që të ndërpritet greva kurse sindikata ka vendosur që ajo të ndalet vetëm kur të shkarkohet kryeshefi Enis Abdurrahmani.
Po ashtu gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një takim midis sindikatës së minatorëve të ‘’Trepçës’’ dhe Komisionit për Ekonomi ku nuk munguan përplasjet.